
Valon Ahmedi, përforcimi i fundit për Rabotniçkin
Në prag të fillimit të sezonit pranveror, skuadra e Rabotniçkit, arriti që të bëj një goditje të madhe në merkato, duke konfirmuar angazhimin e valon Ahmedit. Ky i fundit ishte futbollist pa angazhim dhe vjen te Rabotniçki si lojtar i lirë. Ahmedi është një mesfushor ofensiv që mund të luajë edhe në krah.
Në karrierën e tij ka luajtur për Sudtirol, Celje, Mariborin, Kirjan Šmona, Inter Zapreshiç, Shakhtar Soligorsk, ndërsa klubi i tij i fundit ishte Shkëndija, ku regjistroi 13 paraqitje dhe një gol.
Në raundin e parë pranveror, Rabotniçki do të luajë në transfertë, përballë FC Shkupit në stadiumin në Çair.