Valon Etemi kalon te Konjaspori në formë të huazimit
Reprezentuesi i Maqedonisë, Valon Etemi, edhe zyrtarisht e vazhdon karrierën në ligën e parë turke, te skuadra e Konjaspor. Anësori vjen në ambientin e ri si lojtar i huazuar nga Istanbulspor, me opsion blerjeje të kontratës në fund të sezonit aktual.
Etemi është në Turqi që nga viti 2021 dhe ka luajtur gjithsej 95 ndeshje deri më tani, duke shënuar 20 gola në të gjitha garat. Ai regjsitroi edhe katër paraqitje për kombëtaren e Maqedonisë dhe herë pas here merr thirrje nga trajneri Blagoja Milevski.
Kujtojmë se Etemi e filloi karrierën e tij në Adriatiku Mamuras, si dhe ishte pjesë e ekipit të Kukësit në Shqiëri para se të kalojë të Istabulspori. Në klubin e ri, sulmuesi shqiptarë do të mbajë fanellën me numrin “72”.