Vardari me kërkesë, FC Shkupi përgjigjet shkurt: Ju mirëpresim në Çair!
Të dielën do të përballen FC Shkupi dhe Vardari, në kuadër të javës së tretë të Ligës së Parë Futbollistike të Maqedonisë. Përballja e zjarrtë pritet të zhvillohet në stadiumin në Çair, edhe pse FC Shkupi nuk luajti në xhiron e parë, për shkak të rinovimit të tapetit të stadiumit.
Ndërkohë drejtuesit e KF Vardar kanë dërguar kërkesë deri te drejtuesit e FC Shkuoit që kjo përballja të zhvillohet në stadiumin “Todor Proeski” me praninë e dy taborëve të tifozëve. Mirëpo përgjigjia e FC Shkupi ka qenë e shkurtër dhe e qartë: Ju mirëpresim në Çair!
Kjo do të thot se të dielën, në orën 17.00, stadiumi në Çair do të jetë i plotësuar deri në fund, duke ditur se është një përballje që zgjon interesim të veçantë të tifozvëe të skuadrës nga Çairi. Për fat të keq do të mungojnë tifozët e kuqezinjëve, të cilët gjatë kohë nuk janë shfaqur në stadiumin e Çairit./Sportsport.mk/