AA
Gjykata Themelore në Prishtinë i ka vazhduar masën e paraburgimit edhe për dy muaj Fatmir Shehollit, i cili dyshohet për veprën penale të spiunazhit.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës, Mirlinda Gashi, e cila ka bërë të ditur se vendimi është marrë pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.
“Pas kërkesës së Prokurorisë Speciale për vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit F.SH., gjyqtari i procedurës paraprake, më 7 nëntor 2025, përmes aktvendimit ka aprovuar kërkesën, duke i vazhduar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 2 (dy) muajsh,” ka deklaruar Gashi.
Sheholli ishte arrestuar më 9 tetor të këtij viti, nën dyshimin se ka kryer veprën penale të spiunazhit, ndërsa hetimet ndaj tij po vazhdojnë.
Ish-kryetarja e Komisionit Kundër Korrupsionit, Biljana Ivanovska, ka kritikuar ashpër funksionimin e institucioneve, duke theksuar se tragjedia e 16 marsit
Numri i qytetarëve dhe personave juridikë që kundërshtojnë gjobat për shkelje trafiku të regjistruara nga sistemi “Safe City” ka pësuar
Numri i punëtorëve në industri në shkurt të këtij vitit është ulur për 3,4 % në krahasim me shkurtin e