
Vdekja e 3-vjeçarit në Shkodër, Prokuroria kërkon hetime për neglizhencë mjekësore

Prokuroria e Shkodrës njofton se ka orientuar shërbimet e Policisë Gjyqësore në Komisariatin e Vaut të Dejës për kryerjen e veprimeve të para hetimore në lidhje me vdekjen e 3-vjeçarit.
Korrespondenti i Top Channel Klodian Zhivani raporton se tashmë është referuar materiali procedurial penal dhe Prokuroria ka regjistruar procedimin penal dhe do të vijojnë hetimet.
Po ashtu do të verifikohen veprimet e prindërve dhe të personelit mjekësor dhe do të hetohen për neglizhencë në trajtimin mjekësor.