AA
Drejtori i Spitalit të Tetovës, Erzen Elezi tha se edhe nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë po përgatitet Komision shëndetësor, për të vërtetuar shkaqet e vdekjes së vajzës 7 vjeçe nga Çellopeku në Spitalin e Tetovës, përcjell TV21. Sipas tij, para se të dërgohej në Spital, vajza ka pranuar terapi intravenoze te mjeku amë, që sipas Elezit, është e jashtëligjshme.
https://www.instagram.com/tv21_macedonia/?utm_source=ig_embed&ig_rid=c23206fe-11ec-4a2c-b7d3-366677a44a4c
“Të gjithë pacientët na vinë në Spitalin Klinik të Tetovës duke marrë terapi të jashtëligjshme nga ana e mjekëve të përgjithshëm nëpër ambulanca private, këtu kemi të bëjmë me diçka të jashtëligjshme, apeloj deri te Inspektorati i Punës, deri te MSH dhe Fondi Shëndetësor, që të merren masa rigoroze ndaj këtyre mjekëve. Po, ka qenë te mjeku amë dhe ka pranuar terapi intravenoze, e cila është e jashtëligjshme”, tha mes tjerash Elezi.
Elezi tha se pacientja nën shoqërimin e mjekut dhe infermieres nga Pediatria, është dërguar në Repartin e ORL-së, ndërsa më pas në Repartin e Anestezionit, për reanimacion, ku edhe ka ndërruar jetë.
“Tani jemi në procedurë të rregullt, a ka qenë me shenja vitale në anestezi, apo nuk ka qenë me shenja vitale në anestezi. Tani nuk jemi të sigurt ene në atë, edhe pse deklarata e anesteziologut është se ka ardhur me shenja jo vitale”, theksoi Elezi.
https://www.instagram.com/tv21_macedonia/?utm_source=ig_embed&ig_rid=114bd4e7-ada1-4c81-aea0-d4d18ae6a259
Drejtori Elezi gjithashtu bëri të ditur se familja e ka marrë trupin e pajetë të vajzës dhe nuk ka pranuar që të bëhet autopsi.
Ministria e Punëve të Brendshme ka ngritur padi penale ndaj tre personave në lidhje me një incident të ndodhur më
Studeniçani, komunë prej rreth 22 000 banorësh dhe me rreth 2577 fëmijë të grupmoshës parashkollore nuk e kanë asnjë çerdhe.
Aktivisti i shoqërisë civile, Arianit Xhaferi, ka reaguar ndaj festimeve në Shkup për kthimin në shtëpi të ish funksionarit të