AA
Një ngjarje tragjike ka ndodhur gjatë mbrëmjes së ditës së mërkurë në Tetovë. Siç bëhet e ditur, një vajzë 25-vjeçare nga Kosova ka humbur jetën, e njëjta raportohet se po qëndronte në një ndërtesë në Tetovë për gati 3 vjet, pasi po ndiqte edhe studimet master në këtë qytet.
Rastin e ka konfirmuar edhe Ambasada e Republikës së Kosovës në Shkup, përmes një postimi në Facebook, ku ka thënë se është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet maqedonase.
“Ambasada e Republikës së Kosovës në Shkup është njoftuar para pak orësh nga Policia Rajonale e Tetovës se sot, rreth orës 18:00, në një lagje të këtij qyteti është gjetur pa shenja jete një shtetase e Republikës së Kosovës. Ambasada ka vendosur menjëherë kontakt me autoritetet relevante policore dhe po e ndjek nga afër zhvillimin e rastit”, thuhet në njoftimin e ambasadës. SPB në Tetovë po ashtu njoftoi për tragjedinë, duke theksuar se së bashku me prokurorë kujdestar po kryejnë ekspertizë në vendin e ngjarjes, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.(INA)

Policia e Trafikut të Ohrit njofton opinionin, veçanërisht drejtuesit e automjeteve, se që nga sot, sistemi modern i mbikëqyrjes së
Qytetarët që kanë një shumë të përcaktuar për pagesë shtesë pas Deklaratës Vjetore Tatimore për vitin 2025 ende kanë një
“Nëse para disa dekadash sfida ishte hapja e shkollave shqipe dhe kjo e drejtë fitohej me shumë mund e sakrifica,