Shfaqja e njohur e talenteve ka anuluar audicionet e saj në ‘Blackpool’ sot, për shkak të vdekjes së Liam Payne.
Simon Cowell, i cili krijoi shfaqjen dhe është në panelin e gjykimit, ishte thelbësor për suksesin e “One Direction”.
Grupi u nënshkrua me kompaninë diskografike të Cowell “Syco Entertainment” pasi përfunduan të tretët në “The X Factor”, shkruan SkyNews.
Liam Payne, i njohur si një nga anëtarët e famshëm të grupit “One Direction”, ka humbur jetën në një incident të trishtueshëm në Buenos Aires.
Ylli ka lënë pas një djalë gjashtëvjeçar, Bear, të cilin e ndau me Cheryl Tweedy.
Sipas një zyrtari lokal, këngëtari ra në oborrin e hotelit CasaSur, i cili ndodhet në lagjen e njohur të Palermos.
Në Mynih, përfaqësuesit më të lartë të bashkësive fetare prezantuan Deklaratën e Përbashkët të Forumit Bavarez për Dialogun „Feja dhe
Siguria në Arktik, shpenzimet e mbrojtjes, ambiciet bërthamore të Iranit dhe mbështetja ushtarake për Ukrainën ishin në fokus të deklaratave
Drejtori i Qendrës për Menaxhimin e Krizave, Muhamed Ali njoftoi, se së shpejti qytetarët do të mund ta përdorin aplikacionin