
Vdekja e Papës, Ambasada e Italisë në Kosovë ka një thirrje
Të hënën e 21 prillit, Papa Françesku ndërroi jetë në moshën 88-vjeçare.
Selia e Shenjtë në Vatikan doli me një mori njoftimesh dhe instruksionesh se si do të zhvillohet ceremonia mortore, teksa Italia shpalli ditë zie deri të shtunën
Edhe Ambasada e Italisë në Kosovë ka dalur me njoftim sa i përket shprehjes së ngushëllimeve për Papën.
“Me rastin e riteve të varrimit të Shenjtërisë së Tij, Papa Françeskut, qytetarët dhe të gjithë ata që dëshirojnë të shprehin ngushëllimet e tyre mund të dërgojnë mesazhin e tyre në: pristina.condoglianze@esteri.it, deri më 26 prill.
Ato do t’i përcillen Delegatit Apostolik kompetent”, thuhet në njoftimin e Ambasadës./ Insajderi.org