Vdes 81-vjeçari, dyshohet se pësoi arrest kardiak pasi u fut në Liqenin e Kukësit
Një 81-vjeçar ka vdekur në Liqenin e Kukësit, ndërsa dyshohet se pësoi arrest kardiak kur u fut për tu larë.
Policia së bashku me ndihmën e familjarëve të viktimës, kanë arritur të nxjerrin trupin e viktimës.
“Në vendin e quajtur ‘Gostili i vjetër’, shtetasi H.C., rreth 81 vjeç, duke u larë në liqen, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën”, tha policia, raporton Euronews.al, transmeton Klankosova.tv.