Vdes aktori i “Piratit të Karaibeve”, e hëngri peshkaqeni në plazh
AA
Një vdekje tragjike ka përjetuar aktori i filmit, “Pirati i Karaibeve”, Tamayo Perry i cili u sulmua nga një peshkaqen, teksa bënte sërf në Hawaii.
Ekipet e shpëtimit shkuan menjëherë në plazhin Malaekahana pas marrjes së njoftimit, por aktori 49 vjeçar kishte marrë dëmtime të rënda dhe u nxor i vdekur në breg.
Tamayo Perry mbahet mend për rolin e tij në serinë e katërt të “Pirates of the Caribbean: On Stranger Tides”. Ai gjithashtu ka luajtur në filmat Lost, Hawaii Five-0, Blue Crush dhe Charlie’s Angels 2.
I lindur në pjesën lindore të Oahu, Perry ishte një sërfist profesionist prej më shumë se 20 vitesh.
Amorim: Ky është një nga momentet më të
Ruben Amorim ka pranuar se Man. Junajted po vuan një nga momentet e tij më të ulëta në histori. Ndaj,
Xhensila Myrtezaj emocionon me këngën e re, dhuratë
“Du du” është kënga e re e Xhensila Myrtezajt, dhuratë Krishtlindjeje për vajzën e saj, Ajkën. Nëpërmjet tekstit, Xhensila i
Luis Hamilton: Kam pak kohë për të mësuar
Pas disa ditësh, nga 1 janari, Luis Hamiltoni do të jetë zyrtarisht një pilot i Ferrarit. 7 herë kampioni i