![Vdes ish-luftëtari i UÇK-së](https://shprehja.com/wp-content/uploads/2024/05/Vdes-ish-luftetari-i-UCK-se-Insajderi.org_.png)
Vdes ish-luftëtari i UÇK-së
Ka vdekur ish-ushtari i UÇK-së, Esat Tahiri.
Lajmin e ka bërë të ditur nënkryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku.
Përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, Lushtaku shkroi Tahiri ka qenë sypatrembur, luftëtar i zoti, burrë i fjalës dhe punëtor i palodhur.
“Me zemër të thyer e dhembje të thellë mora lajmin për vdekjen e bashkëluftëtarit sypatrembur, mikut të veçantë, bashkëpunëtorit të ngushtë e bashkëqytetarit të respektuar, Esat Tahiri. Ai ishte luftëtar i zoti në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, bashkëpunëtor i imi i ngushtë në Trupat Mbrojtëse të Kosovës, burrë i fjalës e punëtor i palodhur. Kontributi i tij për lirinë, pavarësinë dhe shtetndërtimin e Kosovës do të mbetet i paharruar”, ka shkruar Lushtaku.