Vdes në moshën 78-vjeçare Franz Beckenbauer
Ka vdekur në moshën 78-vjeçare Franz Beckenbauer. Këtë lajm të hidhur e ka bërë të ditur familja e tij. Legjenda e futbollit gjerman ka vuajtur për një kohë të gjatë nga një sëmundje e pashërueshme.
Kanë vërshuar homazhet nga bota e futbollit, duke shprehur ngushëllimet. Beckenbauer, i njohur si “Der Kaiser”, konsiderohet si një nga lojtarët më të mëdhenj të futbollit. Me Bajern Munihun, “Kaiser” fitoi tre herë radhazi Kupën Evropiane dhe pesë herë Bundesligën.
Beckenbauer fitoi dy herë Topin e Artë, një Kupë Bote në vitin 1974 si dhe një Kampionat Evropian 1972. Ndërkohë, ish-mbrojtësi e fitoi Kupën e Botës edhe si trajner duke udhëhequr Gjermaninë në vitin 1990./Alsat.mk