Vdes rapsodi nga Suhareka
AA
Pas një sëmundje të shkurtër, ka ndërruar jetë këngëtari Fadil Llugaxhiu.
Lajmin e ka bërë të ditur djali i tij, Arbëri, përmes një postimi në facebook.
“Sot u largove fizikisht nga ne, por pas le vepra të paharruara. Për familjen e shoqërinë do të jesh simbol i paqes e zëri më i bukur i këngës” ka shkruar i biri, duke bërë të ditur se varrimi i të ndjerit bëhet nesër në orën 16:00, në varrezat e fshatit Vraniq.
Fadil Llugaxhiu njihet për veprimtarinë e tij raposodike, pasi ka plasuar dhjetëra këngë për çështje kombëtare e për dëshmorë.
Së fundmi ai kishte lansuar një bashkëpunim me artistin e madh shqiptar, Arif Vladi, të titulluar “Besa-Besë, Bashkim Kombëtar”.
Misajllovski në hapjen e Samitit të tretë ndërkombëtar
Ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajllovski, me ftesë të ministres së Mbrojtjes së Mbretërisë së Spanjës, Margarita Robles Fernandes, sot dhe
Konferencë trepalëshe në Shkup për përfshirjen e personave
Konferencë trepalëshe kushtuar avancimit të përfshirjes së personave me aftësi të kufizuara dhe forcimit të bashkëpunimit rajonal për zhvillim të
LSDM: Qeveria hesht për rastin e 5 tonëve
Partia opozitare LSDM akuzon qeverinë për heshtje lidhur me sekuestrimin e 5 tonëve drogë në Serbi, të cilat, sipas tyre,