
Vedat Muriqi dhe Majorka me trajner të ri, largohet Aguirre
Skuadra e Majorkas dhe futbollisti Vedat Muriqi janë me trajner të ri. Në krye të klubit ka ardhur Jagoba Arasaten, i cili do ta zëvendësojë Havier Aguirre. Trajneri 65-vjeçar drejtoi ekipin ishullor në dy sezonet e fundit, duke mbërritur deri në finalen e Kupës së Mbretit.
Tashmë nis epoka Arrasate. 46-vjeçari ka punuar me skuadra si Real Sosiedad, Osasuna dhe Numancia. Majorka do të jetë ekipi i katërt në karrierën si trajner. Osasunën e riktheu në La Liga, e dërgoi në finale të Kupës së Mbretit dhe ia doli ta kualifikonte në Ligën e Konferëncë. Por, klubi nga Pamplona u përjashtua nga UEFA për shkak të korrupsionit, përvetësimit dhe deklarimeve të rreme gjatë sezonit 2013-2014.
Muriqi luan në La Liga me Mallorcan prej janarit të vitit 2022. 30-vjeçari nga Prizreni realizoi 7 gola në kampionatin spanjoll gjatë edicionit që lamë pas.