Vedat Muriqi në formacion e parë kundër Xhironës?
Skuadra e Majorka-s sonte luan ndeshjen çerekfinale të “Copa del Rey” ndaj Xhironas.
Sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi mund të startoj nga minuta e parë në këtë ndeshje, pasi tashmë është rikthyer 100 për qind nga lëndimi.
Por si kundërshtar sonte do ta ketë befasinë e këtij sezoni, Xhironan. Ndeshjen e parë mes dy klubeve e kishte fituar Xhirona në La Liga, me rezultatin 5:3. Ky takim zhvillohet në stadiumin “Son Moix” nga ora 19 e 30./Indeksonline/