Veliaj në qeli, analisti: Ndërtoi makineri elektorale autonome nga ajo e PS-së! Ishte i rrezikshëm për…
Analisti Neritan Alibali, i ftuar në emisionin Log në News 24, komentoi arrestimin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, duke theksuar se ai kishte ndërtuar një strukturë elektorale me synime afatgjata. Alibali theksoi se Veliaj krijoi një makineri elektorale që ishte autonome nga struktura e Partisë Socialiste, duke e bërë atë tërësisht të pavarur në aspektin elektoral.
Sipas Alibalit, kjo strukturë e bëri Veliajn shumë të dëshiruar, por edhe të rrezikshëm për Kryeministrin Edi Rama dhe për individë të tjerë në parti, pasi ai kishte një ndikim të madh në politikën lokale dhe zgjedhjet.
Ai shtoi se ardhja e Ramës në Tiranë dhe marrja e kontrollit të strukturës elektorale të qytetit ka pasur një efekt pozitiv për konsolidimin e PS-së në zgjedhje.
Neritan Alibali: Veliaj ndërtoi një strukturë elektorale me synime afatgjata. Ai ndërtoi një makineri elektorale autonomone nga makineria elektorale e PS-së. Në këtë aspekt, ishte si shumë i dëshiruar, ashtu edhe i rrezikshëm për Ramën ose për të tjerët. Ardhja në Tiranë e Ramës dhe marrja në dorë të strukturës konsolidon PS-në për zgjedhjet.