Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 Vëllai i Liridona Ademajt: Besojmë në drejtësi, e mirëpresim ngritjen e aktakuzës dhe presim dënim kapital
Kosovë

Vëllai i Liridona Ademajt: Besojmë në drejtësi, e mirëpresim ngritjen e aktakuzës dhe presim dënim kapital

January 15, 2025

AA

Vëllai i viktimës Liridona Ademaj, Leonard Ademaj, pas konferencës për medie të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, ku u bë e ditur ngritja e aktakuzës ndaj Naim Murselit dhe tre të tjerëve, tha se e mirëpresin ngritjen e aktakuzës, ndërsa presin dënim kapital për të akuzuarit.

“Në emër të familjes ju falënderojmë të gjithëve, e falënderojmë edhe prokurorinë dhe hetuesinë. Ne kemi besuar në drejtësi dhe vazhdojmë të besojmë. Ajo çfarë duam ne është që gjykata sa më shpejt të vendosë një dënim kapital që të lehtësojë zemrat tona sado pak dhe fëmijëve të saj”, tha Ademaj, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Ai theksoi se aktakuzën nuk e kanë pranuar ende dhe se nuk e dinë se cili është motivi, teksa theksoi se takohen me fëmijët dhe se ata kanë kuptuar gjithçka.

“Gjendja e tyre nuk është edhe aq e mirë. Për këtë çështje kujdeset shteti i Suedisë, ata e dinë më mirë sepse kanë psikologë, kanë njerëz adekuat që merren me këtë çështje, por çfarë shohim ne është se janë shumë të mërzitur”, tha tutje Ademaj.

Ndyrshe, Prokuroria Themelore në Prishtinë përmes një konference për medie të mërkurën, ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj Naim Murselit, Kushtrim Kokallës, Granit Plavës dhe Tom Dodajt për vrasjen e Liridona Ademajt, më 29 nëntor 2023 në Bërnicë të Prishtinës.

Previous post
Next post
Të fundit
Kosovë

“Kush është ‘LART’ që ndaloi muralin e Nënës Terezë?” –

November 28, 2026

Presidentja Shiroka-Pula: Ushtria jonë është e gatshme ta mbrojë çdo

November 27, 2026

Kosovë

Justina e Kosovës përballë Aleksandrit të ‘ri’ të Serbisë në

November 27, 2026
Botë

Reagon edhe Erdoğan pas përplasjeve në Gjeorgji, presidenti turk telefonon

November 27, 2026
Kosovë

Apeli e vërteton dënimin: Ja pse Kushtrim Kokalla u dënua

November 26, 2026
  • Botë 21
  • Kosovë 5265
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15660
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Kosovë

“Kush është ‘LART’ që ndaloi muralin e Nënës

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar ashpër pasi sonte u pengua vendosja e muralit kushtuar Nënës Terezë në kryeqytet,

Kosovë

Justina e Kosovës përballë Aleksandrit të ‘ri’ të

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, po qëndron në Ohër në Samitin e liderëve të Ballkanit Perëndimor, që zhvillohet në kuadër

Botë Maqedoni

Reagon edhe Erdoğan pas përplasjeve në Gjeorgji, presidenti

Ajo që nisi si një incident në tribunat e stadiumit në Batumi të Gjeorgjisë, tashmë është shndërruar në një çështje

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.