Vëllai i tregoi motrës se foshnjës i kishte vënë emrin e saj – shikoni reagimin prekës
Megan Moore Kratchner dhe bashkëshorti i saj, Tyler së fundmi patën një fëmijë dhe vendosën t’i vinin vajzës së tyre të vogël emrin e motrës së vogël të Tyler.
Edhe pse nuk e zbuluan emrin e saktë të foshnjës, Meghan ndau një video në TikTok të saj të momentit kur kunata erdhi për të vizituar mbesën e saj në spital për herë të parë dhe mësoi lajmin e mrekullueshëm.
Kur ajo hyri në dhomë, Tyler po mbante në dorë foshnjën dhe shpejt i zbuloi motrës së tij se si i kishin vënë emrin.
E habitur dhe e lumtur, motra e Tylerit nuk i mbajti dot lotët e gëzimit kur mësoi emrin e mbesës së saj.
Ajo filloi të qajë, përqafoi vëllanë e saj dhe kjo pamje solli një buzëqeshje në fytyrat e shumë njerëzve që panë videon. /Telegrafi/
@megkartchner #baby #newborn #namesake #babygirl ♬ look after you – lyriq