AA
Zëdhënësja e Qeverisë, Venera Azizi, njoftoi se gjuha shqipe tashmë është e pranishme edhe në kartelat e identifikimit dhe evidentimit të të punësuarve në institucionet shtetërore.
Sipas saj, ky hap paraqet një zhvillim të rëndësishëm në zbatimin e ligjit për përdorimin e gjuhëve dhe funksionimin e brendshëm të administratës.
“BDI për 22 vjet e mbajti pushtetin, por dështoi të realizojë gjërat më elementare për shqiptarët. Ne, për vetëm 15 muaj, e bëmë atë që ata nuk guxuan as ta fillonin. Sot kemi provën e pakundërshtueshme: gjuha shqipe është bërë realitet edhe në funksionimin e brendshëm të Qeverisë, dhe tashmë është e pranishme edhe në kartelat e identifikimit dhe evidentimit të të punësuarve. Kjo është rruga e respektit dhe dinjitetit kombëtar. Ky është ndryshimi që pret populli. Ky është mandati që i jep kuptim të ardhmes.Kjo është rruga që ia VLEN!”, theksoi Venera Azizi.
Sipas saj, ky proces është pjesë e angazhimeve për respektimin e gjuhës shqipe në nivel institucional.(INA)
Zyrtarë të qeverisë u mblodh sot për të hedhur gurthemelin e kampusit të ri të Universitetit Nënë Tereza. Ky projekt
Çështja e lidërit të VLEN-it, ende nuk është zgjidhur. Njëri nga liderët e VLEN-it dhe njëherit kryetari i komunës së
Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi sot se këtë javë pritet të përfundojnë konsultimet dhe Qeveria të dalë me propozim për ndonjë