Vetë bëni masazh qafës duke shtypur këto pika: Shtangimi dhe dhimbja pushojnë për pesë minuta!
Dhimbja e qafës mund të jetë pjesë e simptomave të ashtuquajtura “sindromë cervikale”, ndër të cilat janë edhe lëvizja e kufizuar e kokës, dhembja e kokës, të pështjellët në stomak dhe marramendja
Mirëpo, nëse është e lidhur me dhembjen e gjoksit, duarve dhe të pjesëve të ndryshme të kokës, ajo mund të jetë pesë e simptomës së osteoporozës së qafës.
Masazhi i mirë mund të zbutë dhembjen dhe vështirësitë në masë të konsiderueshme.
Masazhi i qafës është shumë i thjeshtë të bëhet dhe zgjat vetëm pak minuta. Mund ta bëni edhe 2-3 herë në ditë, transmeton Telegrafi.
Ja si duhet ta bëni drejt këtë masazh, i cili do t’jua përmirësojë qarkullimin e gjakut dhe gjendjen e përgjithshme të organizmit:
Merrni vaj për masazh dhe qiteni në qafë dhe në supe duke fërkuar lehtë me të dyja duart.
Lehtë fërkoni pjesën midis qafës dhe supeve lart-poshtë, pastaj bëni masazh pjesës nën supe afër shpatullës.
Përsëriteni këtë proces nga ana tjetër. Kaloni në masazhin e qafës ashtu që lehtë të përfshini një herë me njërën dorë dhe pastaj me dorën tjetër nga prapa.
Me dy gishta kapeni lëkurën e qafës dhe shtrëngojeni një herë me njërën dorë pastaj me tjetrën.
Me të dyja duart me maja të gishtave shtrëngoni lëkurën e qafës.
Me nyje të gishtave të të dyja duarve shtrëngoni pjesët anësore të qafës.
Shtrëngoni pjesët anësore të qafës me gishta të të dy duarve. /Telegrafi/