
Vetëm deri në orën 9 të mëngjesit – 22 zjarre në hapësira të hapura në vend
Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK) ka njoftuar se vetëm sot, deri në orën 09:00, në territorin e vendit janë regjistruar 22 zjarre në hapësira të hapura, prej të cilave një është ende aktiv, ndërsa 21 janë shuar.
“Aktualisht i vetmi zjarr aktiv është në Komunën e Brodit, në Parkun Kombëtar ‘Jasen’, ku po digjet një pyll i përzier”, informon QMK, përcjell Flaka Media.
Sipas njoftimit, zjarret e shuar janë regjistruar në këto lokacione:
- Tetovë – f. Ozormishtë dhe f. Tezhet (vegjetacion i ulët)
- Strumicë – f. Smollarë (vegjetacion i ulët)
- Novaci – afër REK Manastir (vegjetacion i ulët)
- Veles – f. Otovicë (vegjetacion i ulët)
- Gostivar – pranë firmës “Mizrashe” (vegjetacion i ulët)
- Karbinc – f. Krupishtë (vegjetacion i ulët)
- Manastir – f. Bratindol (vegjetacion i ulët)
- Prilep – Kazerma Prilep (vegjetacion i ulët)
- Prilep – f. Debreshtë (vegjetacion i ulët)
- Prilep – f. Llopaticë (vegjetacion i ulët)
- Kumanovë – pranë pagesës së rrugës KU-SK (vegjetacion i ulët)
- Tetovë – f. Sllatinë (vegjetacion i ulët)
- Jegunovcë – f. Shemshovë (vegjetacion i ulët)
- Gostivar – f. Simnicë (mbeturina të djegura)
- Tetovë – pranë stacionit hekurudhor (mbeturina të djegura)
- Saraj – f. Radushë (vegjetacion i ulët)
- Rankovcë – (vegjetacion i ulët)
- Kërçovë – f. Crvivcë (vegjetacion i ulët)
- Vallandovë – (vegjetacion i ulët dhe plantazh)
- Tetovë – f. Xhepçisht (vegjetacion i ulët)
- Studeniçan – f. Malçisht (vegjetacion me shkurre të ulëta)
“Njësitë zjarrfikëse dhe ekipet e QMK-së janë në terren për monitorim dhe reagim të shpejtë në rast se zjarret riaktivizohen”, thekson Qendra për Menaxhim me Kriza. Flaka Media
The post Vetëm deri në orën 9 të mëngjesit – 22 zjarre në hapësira të hapura në vend appeared first on Flaka, në çdo lajm… .