Vetofrohet te Barcelona, katalanasit bëjnë llogarinë
Pas stërvitjes me Uest Ham për një kohë të gjatë, Xhesi Lingard fluturoi në Arabinë Saudite në tetor, për të provuar ta bindte “Al-Ettifaq” që ta nënshkruante me të. Mesfushori anglez, i liruar në korrik 2023, pas përfundimit të kontratës së tij me Notingam Forest, qëndroi në provë për më shumë se një muaj, por në fund, klubi saudit vendosi të mos iu dorëzohej kërkesave të tij për pagën e lartë. Ish-lojtari i Man. Junajtedit kishte kërkuar pothuajse 10 milionë euro në sezon.
Pra, muaj më vonë, Lingard është akoma lojtar i lirë dhe mund të jetë një nga pjesët e çmuara të merkatos së dimrit. Në Angli, shumë klube shpresojnë ta bindin dhe të nënshkruajnë me të, por 31-vjeçari ka plane të tjera.
Sipas informacioneve të raportuara nga gazeta “Sport”, anglezi do të dëshironte ta rifillonte karrierën e tij në Barcelonë dhe i është ofruar vetë klubit katalanas.
Ai mund të jetë “pazar” i mirë për një klub që ka nevojë për përforcime në mesfushë. Një përforcim me (pothuajse) kosto zero për katalanasit, të cilët janë gjithmonë nën lupën e “fair play financiar”, të imponuar nga La Liga.