AA
Një makinë ka rënë në det në portin e Barit ndërsa po hipte në një traget me destinacion Shqipërinë ndërsa pamjet janë publikuar nga media italiane la Repubblica.
Në automjet ndodhej vetëm drejtuesi i saj, i cili arriti të ngjitej në çati dhe u shpëtua nga Roja Bregdetare.
Sipas raportimeve fillestare, makina kishte kaluar kontrollet e sigurisë ndërsa për shkak të kushteve të motit me shi të rrëmbyeshëm, shoferi humbi kontrollin dhe përfundoi në det.
Shoferi me shtetësi shqiptare, theu xhamin e përparmë të makinës dhe arriti të dilte para se automjeti të fundosej.
Njësitë e zjarrfikësve dhe të zhytjes ndërhynë për të rikuperuar makinën nga uji.
https://www.facebook.com/watch/?v=3035959089916887
Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se sot në Shkup do të ketë regjim të posaçëm të komunikacionit, kjo
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe relativisht i ngrohtë me vranësira lokale të pakta
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, në emisionin “Debat në SHENJA”, deklaroi se “nuk ka plot Aleanca”. “Nuk ka