Vëzhguesi i UEFA-s, tregon se kur do të merret vendimi për sfidën Rumani-Kosovë
Ionut Lupesku, vëzhgues teknik i UEFA-s, ka folur për rastin që ndodhi në fund të ndeshjes Rumani – Kosovë, e cila u ndërpre shkaku i tërheqjes së ekipit kosovar pas thirrjeve raciste që i bënë tifozët rumunë. Vëzhguesi teknik i UEFA-s në “Euro 2024” e ka treguar periudhën se kur mund të vendos UEFA për këtë rast, shkruan mediumi rumun “Pro TV”.
Sipas tij, verdikti përfundimtar do të vijë deri në shortin e eliminatoreve të Botërorit 2026, i cili do të hidhet më 13 dhjetor. I pyetur nëse UEFA mund të vendos që loja të mbyllet me rezultatin momental që ishte, pra 0:0, ai e kundërshtoi një mundësi të tillë.
Kosova dhe Rumania janë duke kërkuar fitore me rezultat zyrtar, 3:0, ndërsa fjalën e fundit do ta japë UEFA. Ish-futbollisti rumun beson se UEFA do t’i analizojë tërësisht ngjarjet gjatë ndeshjes, duke kërkuar sekuenca dhe video shtesë.
Aktualisht, Kosova i ka 9 pikë në Grupin 2 të Ligës C në Ligën e Kombeve, tri më pak se liderja, Rumania.