(VIDEO) Ajdari: Deputetët e VLEN-it nuk e nënshkruan kërkesën e studentëve për jurisprudencën
Të gjithë deputetët shqiptarë, përpos atyre të VLEN-it, në Kuvend, kanë nënshkruar rezolutën e studentëve shqiptarë, me të cilën, kërkojnë që provimi i jurisprudencës të jepet në gjuhën shqipe. Këtë e deklaroi deputetja e Frontit Evropian, Rina Ajdari në emisionin “Debat në Shenja”.
MARKETING

Ajo tha se ajo personalisht ka kontaktuar me deputetët dhe me koordinatorin e grupit parlamentar të VLEN-it, Bekim Qoku, për të kërkuar mbështetje, njëjtë siç ka kërkuar mbështetje edhe për rezolutën për krerët e UÇK-së dhe të institucioneve të Kosovës.
Rina Ajdari, deputetet e Frontit Evropian
“I kam kërkuar të njejtën gjë, nuk e dhanë mbështetjen nuk e nënshkruan rezolutën… Nën arsyetimin se ne do të ishte mirë të bëjmë një variant tjetër ishte një lloj dalje nga situata dhe ishte po ashtu hipokrizi kur të nesërmen ishin të pranishëm në komisionin për politik të jashtëm duke thënë se do të na mbështesin ndërkohë që nënshkrimet e tyre nuk i vendosën në rezolutë”
Sa i përket Korridorit 8, për një pjesë të të cilit kryeministri Mickoski tha se do të rishikohet, deputetja Ajdari deklaroi se ky është projekti më i rëndësishëm në historinë e vendit, ndërsa po pengohet për shkak të lidhjes së shqiptarëve.
Rina Ajdari, deputetet e Frontit Evropian
“Është e palogjikshme që t’i propagandon për opinion që je për një projekt ndërkohë që nuk ke mjete konkrete të siguruara në buxhet për realizimin e atij projekti…Është absurde, për shkak se nëse është prioritet strategjik i një Qeverie është e palogjikshme të mos ndash dhe planifikosh mjete për realizimin e të njëjtit dhe rezultoi se kishim të drejt duke i parë edhe problemet me të cilat jo më larg se dje doli kryeministri”
Mes tjerash, gjatë emisionit deputetja Ajdari deklaroi se pushteti aktual i VLEN-it, ka arritur që të shënojë regres në shumë fusha dhe procese, të cilat BDI i ka çuar më herët përpara si procese.
Enis Murtezi /SHENJA/