VIDEO/ Al-Nassr eliminohet nga Liga e Kampionëve, Brozoviç humb penalltinë
Skuadra e “Al Nassr” humbet 5-6 pas penalltive dhe eliminohet nga Liga e Kampionwve nga skuadra e Al-Ain. Skuadra e trajnerit Kastro u tradhtua nga yjet e saj, të cilët gabuan nga pika e bardhe e 11-te metershave. Megjithatë, duke kujtuar se si në minutën e 45-të te pjeses se pare, ekipi saudit po humbiste 0-2 në shtëpi, të befasuar nga dygoleshi i Rahimit, që dukej si një verdikt pas humbjes 1-0 në ndeshjen e parë.
Megjithate, nisi reagimi i vendasve në minutën e 50-të, kur Ghareeb kishte nisur permbysjen, e cila vazhdoi me autogolin e Eisa-s në minutën e 51-të dhe golin e Telles në minutën e 72-të.
Prandaj ndeshja shkoi në kohën shtesë, ku Jahja u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 98-të dhe komplikoi gjërat për vendasit. Al Shamsi në minutën e 103-të e ktheu Al-Ain-in në barazim, rezultat i cili do të kishte mjaftuar për t’u kualifikuar, por në minutën e 118-të një penallti nga zakonisht i pashtershmi Kristiano Ronaldo e dërgoi ndeshjen në penallti.
Nga njëmbëdhjetë metrat, Al-Ain ishte i pagabueshëm në tre përpjekjet e para; tre gabime nga katër ishin per Al Nassr. Ajo që është befasuese është se Brozovic, Telles dhe Otavio bënë gabime, lojtarë që në fakt duhet të kishin bërë diferencën duke ardhur nga Europa si top player. Ekzekutimi i CR7 ishte edhe një herë perfekt.