
VIDEO / Arbër Zeneli, shënon gol pas asistit nga …. vëllai i tij 21-vjeçar!
Sulmuesi shqiptar i Kosovës, Arbër Zeneli, po kalon një moment të shkëlqyer me skuadrën e Elfsborgut. Pas golit dhe dopietës së asisteve në duelin e 14 korrikut në kampionat,
29-vjeçari gjeti rrugën e rrjetës edhe në përballjen ndaj qipriotëve të Paphos, të vlefshme për raundin e parë të Ligës së Europës. Skuadra e tij arriti të triumfonte me rezultatin 2-5 duke kaluar në raundin pasardhës.
Arbër Zeneli shënoi golin e pestë për Elfsborgun në minutën e 85-të, por interesant është fakti se asistin në këtë moment ia dhuroi vëllai i tij 21-vjeçar Besfort Zeneli, i cili u fut në fushë në minutën e 46-të, teksa shërbeu për vëllain e tij.
Goal: Arber Zeneli | Pafos FC 2-5 IF Elfsborgpic.twitter.com/maUZV4E3uR
— PushGoals (@PushGoals) July 18, 2024