
VIDEO / Arnautoviç nderon Interin, “buzëqesh” Borusia Dortmund
Interi ka marrë një fitore shumë të rëndësishme në aktin e parë t Ligës së Kampionëve, pasi mundi 1-0 Atletiko Madridin në Milano. Në pjesën e parë, skuadrat u treguan të kujdesshme, teksa ekzistonte frika e pësimit të golit. Në minutën e 13-të, zikaltërit reklamuan një penallti për shkak të një prekje me dorë në zonë, por arbitri Kovaç, nuk kishte të njëjtin mendim. Në minutën e 37-të, Lautaro provoi me kokë, por Oblak i tha jo. Në të 43-tën shfaqet Turam, sulmuesi francez nuk bëri dot diferencën para porte.
Në fillimin e pjesës së dytë, Arnautoviç shpërdoroi një rast të artë, me Inzagin në pankinë që nuk po e mbante vendi. Gjithsesi, do të ishte pikërisht Arnautoviç që do shënonte në portën e Oblak-ut në minutën e 80-të, duke ndezur kështu festën zikaltër në tribuna. Kualifikimi mbetet i hapur dhe llogaritë mbyllën në sfidën e kthimit.
Në stadiumin “Philips”, takimi i parë PSV-Dortmund përfundoi 1-1. Golit të Malenit për mysafirët, iu përgjigj De Jong me penallti.