
VIDEO / Barcelona nuk fal Atletiko Madridin, katalanasit fitojnë bindshëm
Barcelona nuk e ka pasur aspak të vështirë të triumfojë në transfertë ndaj Atletiko Madridit, pasi katalanasit fituan me rezultatin 0-3. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e një goli, pasi në minutën e 38’, ish-sulmuesi i Atletiko Madridit, Zhoao Feliks, i dha epërsinë Barcelonës.
Në pjesën e dytë, pritej që Atletiko të reagonte, por nuk ndodhi kështu. Në minutën e 47’, ishte përsëri Barcelona që shënon, këtë herë me Robert Levandovskin. Goli i tretë erdhi nga Firmin Lopez në minutën e 65’, duke vulosur sfidën.
Me këtë fitore, Barcelona renditet në vendin e dytë me 64 pikë, 8 pikë më pak se Real Madrid i vendit të parë, ndërsa Atletiko është në vendin e pestë me 55 pikë