(VIDEO) BDI kërkon që ministri i drejtësisë Fillkov të përgjigjet penalisht
Ndërsa, kryministri Hristijan Mickoski ndërroi qëndrimin në lidhje me kërkësen e studentëve shqiptarë për t’iu nënshtruar provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe, ministri i Drejtësisë, Igor Filkov, nuk e ka ndërmend të lëvizë nga qëndrimi i tij, i cili thotë se ky provim duhet të mbahet vetëm në gjuhën maqedonase. E, për këtë sot kanë reaguar përsëri nga partia opozitare shqiptare BDI.
Kanita Ramadani nga kjo parti tha se mohimi i së drejtës për përdorimin e gjuhës shqipe në një procedurë shtetërore, si provimi i jurisprudencës, dhe relativizimi publik i kësaj të drejte, krijon klimë përjashtuese dhe përmban elemente të nxitjes së mosdurimit ndëretnik, që siç tha ajo, është e sanksionuar si vepër penale.
KANITA RAMADANI, BDI
“Kërkojmë nga Prokuroria Publike që të vlerësojë ekzistencën e elementeve për ndjekje penale për keqpërdorim të pozitës zyrtare, moskryerje tëdetyrës zyrtare dhe nxitje të mosdurimit ndëretnik. Kërkojmë përgjegjësi personale nga Ministri i Drejtësisë për çdo vendim se mosveprim që pengon zbatimin e ligjit.Ligji është i qartë. Zbatimi i tij nuk është opsion. Pengimi i tij ka pasoja juridike”.
Kujtojmë se të martën kryeminsitri Mickoski, në lidhje me këtë çështje, tha se duhet të bëjnë një ligj të ri, të cilin më pas do ta dërgojnë për mendim në Komisionin e Venedikut. Ndërkohë, nëse nuk plotsohen kërkesat e studentëve shqiptar, ata nuk i mohojnë as edhe protestat.
Samir Mustafa /SHENJA/