
VIDEO / Behët viral reagimi i Lionel Mesit ndaj një rregullit në MLS
Inter Majami ka marrë një fitore shumë të rëndësishme në udhëtim Montreal Impact me rezultat 2-3. E pabesueshme, por e vërtetë është se Lionel Messi nuk ka shënuar ose nuk ka asistuar në këtë duel. Megjithatë video e yllit argjentinas është bërë virale në rrjetet sociale, kësaj radhe jo për ndonjë gol të tij, por për një shpërthim të pazakonshëm.
Messi pësoi një goditje nga futbollisti vendas Xhorxh Kempbell dhe ai kishte nevojë për një trajtim. Megjithatë një rregull është miratuar në MLS, ku lojtari që nuk ngrihet në këmbë për më shumë se 15 sekonda pas ndonjë ndërhyrje duhet të dalë jashtë për të marrë trajtimin për dy minuta.
I pakënaqur me rregullin, Messi gjeti një kamerë anësore dhe deklaroi se si ndihej vërtet për rregullin për të gjithë botën.
“Me këtë lloj rregulli, ne po ecim keq”, tha Mesi i nervozuar para kamerës.
ميسي: مع هذا النوع من القواعد نحن نقوم بعمل سيء 😡😡
— قاعدة بقاء اللاعب الذي يتلقى العلاج خارج الملعب لمدة دقيقتين بالتمام في الدوري الأمريكي pic.twitter.com/jPCjKLjGLU
— Messi Xtra (@M30Xtra) May 12, 2024
Por argjentinasi e harroi zemërimin e tij, pasi në ato çaste bashkëlojtari i tij Rohas realizoi një gol të jashtëzakonshëm nga gjuajtja e lirë. Interesant fakti që Messi nuk shihet shpesh në kësi situata dhe reagimi i tij është bërë viral në rrjetet sociale.