
VIDEO / Belgjika mjaftohet me dy gola, te Spanja shkëlqen ylli i Sosiedadit
Mbrëmë u zhvilluan disa ndeshje miqësore të kombëtareve të mëdha. Në kuadër të përgatitjeve për “Euro 2024”, “Gjelat” e Francës mundën në “Stade Saint-Symphorien”, të Metcit, përfaqësuesen e Luksemburgut me rezultatin bindës, 3- 0.
Një gol në pjesën e parë, nga Randal Kolo Muani, në minutën e 43′-të të sfidës dhe dy gola të tjerë, në fraksionin e dytë të lojës, në minutën e 70′-të nga Xhonatan Klaus dhe të 85′-tën, nga Kilian Mbape “hipotkuan” triumfin e parë të qershorit për francezët. Tashmë, në sfidën e dytë përgatitore të këtij muaji Franca do përballet mbrëmjen e 9 qershorit me përfaqësuesen e Kanadasë, për vijuar më pas me sfidën e parë hapëse, të Evropianit të Gjermanisë, ku do të përballen me kombëtaren e Austrisë në mbrëmjen e 17 qershorit.
Fitore e lehtë edhe për Belgjikën me rezultatin 2-0 ndaj Malit te Zi me golat e shenuar nga De Brujne dhe Trosard.
Fitore e thelle sakaq për Spanjën që mundi 5-0 Andorrën me golat e shënuar nga Perez, hatrick i Ojarzabal dhe vulosja e rezultatit nga Ferran Torres. Kujtojmë që Spanja do të jetë kundërshtari i Shqipërisë në grupin e “Euro 2024”.
Në “Parken Stadium” të Kopenhagenit djemtë e Kasper Hjumland luftuan deri në fund për fitoren, me pjesën e parë të sfidës, që u mbyll me rezultatin e barabartë, 1 me 1, pas golave, të Hojbjerg e Isak, në minutat 2′ e 9′, ndërsa fitorja e “vulos” në të 86′-tën, nga kapiteni Kristian Eriksen.