VIDEO/ Biseda e gjyqtarit me lojtarët për Rodrigon: Ai e meritonte karton të kuq
Si kurrë më parë këtë edicion ka gabime të mëdha të gjyqtarëve në La Liga, por edhe polemika nga klubet e ndryshme dhe tifozët e tyre. Gabimet janë aty thuajse në secilën ndeshje pro apo kundër, me pa apo qëllim disa nga skuadrat po dëmtohen.
Njësoj ndodhi në fundjavë, ku Real Madridi mori fitore të vështirë në udhëtim te Las Palmas 1-2, derisa në pjesën e parë u desh të përjashtohej Rodrigo për një shuplakë që i dha portierit vendas.
Megjithatë përkundër se e rishikoi rastin në VAR, gjyqtari e ndëshkoi vetëm me karton të verdhë sulmuesin brazilian.
— Zona Blaugrana (@Zona_Blaugrana) January 29, 2024
Por tani është zbuluar një video e re në Spanjë, ku gjyqtari Todo Grado dëgjohet duke i thënë kapitenit të Real Madridit, Naço se Rodrigo e meritonte kartonin e kuq.
Përkundër se e rishikoi rastin në “VAR”, gjyqtari vetëm pas një orë e pranoi se Rodrigo duhej të merrte karton të kuq. Video në fjalë është bërë virale në Spanjë dhe ka akuza të rënda ndaj gjyqtarit kryesorë.