(VIDEO) Çmimet e janarit 3,2 % më të larta se një vit më parë
Enti Shtetëror i Statistikës, sot ka publikuar të dhëna, me çka bëjnë të ditur se inflacioni është ulur, ndërsa indeksi i shpenzimeve të jetesës në janar të vitit 2026, në krahasim me janarin e vitit 2025, ka shënuar rritje prej 3,2 për qind. Inflacioni i matur përmes indeksit të shpenzimeve të jetesës në janar të vitit 2026, në krahasim me dhjetorin e vitit 2025, arrin 0,7 për qind.
Nga atje sqarojnë se çmimet me pakicë në janar të këtij viti, në krahasim me dhjetorin e vitit të kaluar, janë ulur për 2,7 për qind, ndërsa në krahasim me janarin e vitit të kaluar për 1,2 për qind.
ENTI SHTETËROR I STATISTIKËS
“Ulja e inflacionit në janar të vitit 2026, në krahasim me dhjetorin e vitit 2025, është rezultat i uljes së shpenzimeve të jetesës në grupet në vijim: Transport për 9,3 për qind, Informata dhe komunikime për 1,6 për qind, rekreacion, sport dhe kulturë për 1,5 për qind, veshëmbathje dhe atlete për 1,2 për qind, kujdes personal, mbrojtje sociale dhe mallra dhe shërbime të ndryshme për 0,5 për qind”.
Në janar të vitit 2026, në krahasim me dhjetorin e vitit 2025, rritje e shpenzimeve për jetë është shënuar te grupet: mobilje, pajisje shtëpiake dhe mirëmbajtje e rregullt e amvisërive, banim, ujë, energji elektrike, gaz dhe karburante tjera për 1 për qind, restorante dhe shërbime për banim për 0,7 për qind, shërbime për arsim, pije alkoolike, duhan dhe narkotikë për 0,1 për qind.
Shpenzimet e jetesës në grupet sigurim dhe shërbime financiare, mbrojtje shëndetësore dhe ushqim dhe pije joalkoolike mbesin në nivel të njejtë si në muajin paraprak.
Samir Mustafa /SHENJA/