Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 (VIDEO) Debat në Shenja, kryetari i Likovës: Kemi obstruksione
Maqedoni

(VIDEO) Debat në Shenja, kryetari i Likovës: Kemi obstruksione

April 17, 2026

AA

 

Kryetari i Komunës së Likovës, Erkan Arifi tha se projekti i i ujësjellësit është një ndër projektet më të rëndësishme të komunës. Arifi theksoi se projekti i ujësjellësit përfshin 11 vendbanime dhe është në faza të ndryshme realizimi. I ftuar në Debat në Shenja, Arifi sqaroi se punimet janë në proces në disa fshatra si Nikushtaku, Vishtica, Mateçi dhe Hotla, ndërsa në disa të tjera si Likova, Orizarja, Sllupçani, Vaksinca dhe Llojani, projekti tashmë është përfunduar. Arifi tha se për fshatrat Opaj dhe Ropallc janë siguruar 930 mijë euro nga qeverisja e kaluar, por deri më tani, mjetet nuk janë procesuar nga ministria përkatëse. Kryetari i komunës bëri të ditur se në zonat ku ujësjellësi është funksional, familjet e kyçura tashmë furnizohen me ujë, megjithatë ka mungesë interesi nga disa banorë.

ERKAN ARIFI, KRYETAR I KOMUNËS SË LIKOVËS

“Kemi disa probleme në disa fshatra, ku banorët nuk e paguajnë taksën që duhet ta paguajnë dhe ne nëse në një lagje nga 30 shtëpi, nëse nuk kanë kërkuar 20 shtëpi të kyçen, ne nuk mund ta lëshojmë ujin në atë lagje për të gjithë 30 shtëpitë, por vetëm për ata që kanë kërkuar”.

Arifi tha se me ardhjen e qeverisë aktuale, komunave nuk u lëshohet në mënyrë të rregullt TVSH-ja mujore për banorët jorezident, pasi ata nuk përfshihen në përllogaritjet zyrtare. Ai theksoi se kjo qasje është e padrejtë, duke pasur parasysh rolin e madh që luan diaspora për zhvillimin e komunës dhe shtetit. Ai shtoi se, pavarësisht këtyre investimeve dhe kërkesave legjitime, shteti nuk ndan mjete të mjaftueshme për këta banorë, duke e vështirësuar punën e komunës për të përmbushur nevojat e tyre.

ERKAN ARIFI, KRYETAR I KOMUNËS SË LIKOVËS

“Ata jetojnë në shtetet gjermane, austriake, zvicerane 40 vjet/50 vjet, ai vjen ndërton në Komunë të Likovës dhe ai i cili ndërton, ne e bëjmë obligues tatimor. Plus, ai që ndërton, ai kërkon të drejtat e veta. Kërkon rrugë, kërkon ujësjellës, kanalizim, ndriçim publik, të gjitha të drejtat, ndërsa shteti nuk më lëshon mua si kryetar komune, mjete për ata banor dhe është e padrejtë”.

Ai sqaroi se në kuadër të BNJVL-së është iniciuar një procedurë për rishqyrtimin e mekanizmit aktual të shpërndarjes së mjeteve, me qëllim përfshirjen e drejtë të të gjithë shtetasve të Maqedonisë së Veriut, përfshirë edhe ata që jetojnë jashtë vendit. /SHENJA/

 

Share Now

  • Facebook
  • Twitter


Previous post
Next post
Të fundit
Maqedoni

Albi Qamili: Transport falas për studentët në Tetovë!

November 12, 2026
Maqedoni

Diabeti në rritje, mjekët apelojnë për kontrolle të rregullta dhe

November 12, 2026
Maqedoni

Shkup, 16-vjeçarja denoncon prindërit: Dhunë fizike nga babai dhe keqtrajtim

November 12, 2026
Kosovë

Në Veri zbulohen dy lokale ku organizohen lojëra te bixhozit,

November 12, 2026
Kosovë

Bajrami: Procesi në Hagë prek esencën e shtetësisë së Kosovës

November 12, 2026
  • Botë 18
  • Kosovë 5154
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15464
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Maqedoni

Albi Qamili: Transport falas për studentët në Tetovë!

Studentët në Tetovë së shpejti do të mund të shfrytëzojnë transportin publik pa pagesë. Premtimi për transport falas po bëhet

Maqedoni

Diabeti në rritje, mjekët apelojnë për kontrolle të

Çdo vit, rreth 6.600 qytetarë diagnostikohen me diabet. Shqetësues mbetet numri i personave të padiagnostikuar. Drejtori i Klinikës së Endokrinologjisë,

Maqedoni

Shkup, 16-vjeçarja denoncon prindërit: Dhunë fizike nga babai

Një vajzë 16-vjeçare nga Shkupi ka denoncuar prindërit e saj për dhunë në familje. Sipas denoncimit, babai e kishte sulmuar

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.