Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 (VIDEO) Debat në Shenja, Zejdi kundër propozim ligjit aktual për përfaqësim të drejtë
Maqedoni

(VIDEO) Debat në Shenja, Zejdi kundër propozim ligjit aktual për përfaqësim të drejtë

March 10, 2026

AA

Në prag të protestës së paralajmëruar të Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, deputeti Skender Rexhepi – Zejd, i është bashkangjitur kërkesave të sindikalistëve, për rritje të pagës minimale. Ai gjatë emisionit “Debat në SHENJA”, kritikoi pagën minimale, duke theksuar se me 24.600 denarë nuk mund të sigurohet jetesa e një familjeje dyanëtarëshe, e lëre më e një familjeje katër anëtarëshe.

Skender Rexhepi – Zejdi, deputet i Frontit Europian

“Qeveria dëshiron të ketë një shtet me ekonomi stabile dhe sociale, dhe ulja e pagave të funksionarëve u argumentua si një mënyrë për të theksuar dallimin me pagën minimale. Në rregull, e kuptoj këtë arsyetim dhe jam dakord me të. Por nëse synojmë të krijojmë një shtet social, duhet të fillojmë nga një pagë minimale që lejon jetesën. Me 24.600 denarë nuk mund të jetojë as një familje dyanëtarëshe, e lëre më një familje katër anëtarëshe. Të gjithë e dimë sa mjete janë të nevojshme për të kaluar muajin”.

Ndërkohë, duke folur për zhvillimet politike, ai ka kritikuar propozim ligjin aktual për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, duke thënë se mekanizmi i njohur si “Balancuesi” ishte më efektiv për sigurimin e punësimeve.

Skender Rexhepi – Zejdi, deputet i Frontit Europian

“Ky ligj nuk funksionon as për nxënësit e shkollave fillore. E kam thënë edhe në pyetje ndaj kryeministrit, por nuk pati mundësi të përgjigjej. Nuk ekziston mekanizëm për të kontrolluar përfaqësimin e drejtë dhe adekuat. Ndërkohë, Balancuesi ishte shumë më i mirë, sepse edhe pse keqpërdorej nga disa qytetarë, qofshin maqedonas apo shqiptarë, ai arriti të sigurojë një numër të madh punësimesh”.

Sa u përket partive politike ai ka ironizuar zhvillimet rreth koalicionit VLEN, duke thënë se nuk i intereson nëse ky subjekt do të funksionojë si parti apo do të shkrihet, madje ai vlerëson se “VLEN-i vetëm i përkthen deklaratat e Mickoskit, dhe se nuk kanë fuqi as të merren me çështjen e provimit të jurisprudencës, thjesht çfarë thotë Mickoski, VLEN-i vetëm po i përkthen deklaratat e tij”.

Anida Murati /SHENJA/

 

Share Now

  • Facebook
  • Twitter


Previous post
Next post
Të fundit
Kosovë

Albin Kurti e gjen zëvendësimin për Luan Dalipin, Blerim Sallahu

November 17, 2026
Kosovë

Tekstil, financa e gastronomi – Bizneset e të arrestuarve për

November 16, 2026
Kosovë

I pathyeshëm në prag të verdiktit – Deklarata e Thaçit

November 16, 2026
Maqedoni

Kondova paguan, por mbetet në terr! Banorët kërkojnë llogari nga

November 16, 2026
Kosovë

AUV ka tërhequr nga tregu një seri të qumështit VITA

November 16, 2026
  • Botë 18
  • Kosovë 5189
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15511
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Maqedoni

Ramizi nga Haraçina dhuron truallin në Gjermani për

Ramiz Tahiri nga fshati Haraçinë i Shkupit ka dhënë shembull pozitiv duke dhuruar tokën e tij 3.200 katrorë, që e

Maqedoni

Lirohen çmimet e derivateve të naftës

Çmimet me pakicë të derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut do të ulen mesatarisht për 2,43 për qind, sipas

Maqedoni

Koçoska: Buxheti i vitit 2027 më i vështiri,

Ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska, ka paralajmëruar se gjatë vitit 2027 shteti duhet të shlyejë 124,6 miliardë denarë borxhe, rreth

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.