(VIDEO) Denoncimi i TV Shenja alarmon autoritetet, kreu i qytetit të Shkupit: Problemi me semaforin “dekor” do të zgjidhet
Denoncimi i TV Shenja për semaforin dekor të vendosur 5 vite më parë në bulevardin “Hristian Todorovski Karposh” ka alarmuar autoritetet lokale të cilët i janë rrekur punës. Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski tha se kanë marrë masa dhe se së shpejti ai semafor nuk do të jetë më dekor, por do ta kryej detyrën për të cilën është vendosur, aso kohe.
Ai sqaroi se për zgjidhjen e këtij problemi ka obliguar ndërmarrjen publike “Rrugë dhe Rrugica” në Qytetin e Shkupit.
ORCE GJORGJIEVSKI, KRYETAR I QYTETIT TË SHKUPIT
“Një nga pikat e zeza në të cilat po punojmë ta zgjidhim si problem është pika për të cilën ju po flisni. Ndërmarrja Publike, ‘Rrugë dhe Rrugica’ ka marrë tashmë urdhër dhe duhet ta zgjidh këtë problem”.
Gjorgjievski tha se semafori në Çair është një nga 150 pikat e zeza të cilat presin zgjidhje, të cilat, siç tha ai, i ka trashëguar si probleme nga kryetarët e kaluar të qytetit të Shkupit.
Mevludin Imeri /SHENJA/