(VIDEO) Deputeti Snopçe kërkon që zv/kryeministri Nikollovski t’i kërkojë falje Shqipërisë
Sistemi politik i Shqipërisë ka qenë sërish temë diskutimi në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, për të cilët pati përplasje mes përfaqësesve politik shqiptar dhe maqedonas. Deputeti i Aleancës për Shqiptarët (krahu i Taravarit), Halil Snopçe, duke ju referuar një debati paraprak rreth të njëjtës temë, mes partisë Levica dhe zëvendëskryeministrit Aleksandar Nikolloski, ka kërkuar nga ky i fundit që të kërkojë falje nga Shqipëria, pasi pretendon se arrestimi i ish presidentit politik është bërë për qëllime politike e jo për dosje krimininele, si dhe për krahsimin që ka bërë mes Ramës dhe diktatorit komunist Enver Hoxha.
MARKETING

Halil Snopçe, Deputet i ASh-së (krahu i Taravarit)
“Pyetja ime është në bazë të çka e bazoni këtë deklaratë, në bazë të cilave fakte dhe argumente dhe nëse ka qenë një deklaratë paushall, normalisht duhet të kërkoni falje nga Republika e Shqipërisë kjo duhet të jetë një sjellje elementare. Unë vetëm ju kujtoj se në lidhje me akuzën tuaj, kjo është ngritur nga SPAK-u, një instancë që garanton profesionalitet dhe lirimin e drejtësisë nga pushteti dhe SPAK-u është themeluar me ndihmë financuare nga SHBA dhe nga BE dhe SPAK sipas informacioneve që kemi, nuk merr urdhra nga askush”.
Por, Nikolloski, përpos që nuk kërkoi falje, ka thelluar akuzat. Ai tha se opozita shqiptare nxitet nga qeveria e Shqipërisë për retorikën që zhvillon.
“Do të pres që t’ju nxisin se çfarë të më përgjgijeni. Nëse mundet ta ndalim kohën, që të marrin këshillë se çfarë të më thotë. Në rregull, me që m’u përgjgijet morët shtytje”.
Më tej ai ka vazhduar me akuza ndaj Arben Taravarit, për të cilin tha se ka kërkuar ndihmë nga Rama për rastin Gjoka, ndërsa Rama e ka ridrejtuar atë te lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, me çka u detyrua të bëjë koalicion me të.
Po ashtu, ka kritikuar qeverinë e Shqipërisë për mënyrën se si ka arrestuar ish presidentin Ilir Meta, duke përsëritur pretendimet se ai është burgosur për qëllime politike. Ndërsa tha se, me Metën e ka mik shtëpie dhe çdo herë do ta mbështesë.
Aleksandar Nikolloski, zëvendëskryeministër
“E di se skandali me Gjokën është shumë i madh, por e di edhe se roli që ua kanë dhënë është skajshmërisht i pakëndshëm. Nuk veprohet në këtë mënyrë me miqtë./// Unë nuk largohem nga miqtë dhe do të mbështesë sepse vlerësoj se është e ndershme ta mbështesë sepse jemi miq. Por, le t’ju shërbejë për nderë atyre që urdhëruar ta ndalojnë në mes të autostradës, ta rrahin siç e rrahën dhe në atë mënyrë ta arrestojnë dhe rastësisht këtu të ketë kamera dhe këtë ta publikojnë në media dhe gjithashtu t’ju shërbejë për nderë atyre që e mbajnë në paraburgim dy vite pa ngritur aktakuzë dhe të fillojnë gjykimin. Kjo ka ndodh vetëm në njëmendësinë e Titos dhe Enver Hoxhës”
Debatit të sotëm, i ka paraprijë gjatë një deklarate të mëhershme të Nikoloskit kur në seancë plenare gjatë një përplasje me partinë Levica, krahasoi Ramën me diktatorin hoxha dhe tha se ka arrestuar Metën për qëllime politike.
Teuta Buçi /SHENJA/