(VIDEO) Dhuna në familje – Nga viti 2024 mbi 1700 viktima, kërkohet reagim më i forte institucional
“Dhuna në familje dhe dhuna ndaj grave nuk është problem privat, por duhet të konsiderohet si sfidë shoqërore që kërkon reagim të fuqishëm, profesional, institucional”. Ky ishte mesazhi që u dërgua nga tryeza e rrumbullakët me temë “ Sfidat në ofrimin e mbështetjes dhe mbrojtjes për viktimat e dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje”, të organizuar nga ministri i Brendshëm Pançe Toshkovski.
Pançe Toshkovski, ministër i Brendshëm
“Shpresoj se do të arrijmë në konkluzione që do të zbatohen dhe që do të lejojnë që çdo rast specifik të trajtohet sa më shpejt dhe në mënyrë të drejtë të jetë e mundur, duke siguruar njëkohësisht që viktima të izolohet menjëherë nga abuzuesi. Pyetja e parë do të jetë se si ta largojmë abuzuesin sa më shpejt të jetë e mundur, veçanërisht fëmijët, në mënyrë që të mos kemi efekte anësore shtesë”.
Sipas statistikave botërore, çdo orë vriten nga 5 grave, si pasoj e dhunës në familje. Zëvendës ministri i Drejtësosë Alen Dereban theksoi se në vendin tonë, nga 90% e denoncimeve, viktima është grua.
Alen Dereban, zv/ministër i Drejtësisë
“Çdo orë, në botë më shumë se 5 vriten gra vriten nga anëtar i familjes së tyre. Pothuajse çdo e treta grua gjatë jetës së tyre ka qenë viktimë e dhunës fizike ose seksuale. Në vendin tonë, statistika tregon se më shumë se 90% e paraqitjeve për dhunë në familje, viktima është gruaja. Këto nuk janë të dhëna statistikore, nuk bëhet fjalë për numra të thjeshtë, por bëhet fjalë për jetë, familje, tragjedi, që kanë mundur të parandalohen”.
Prokurorja Anita Topallova Isajllovska deklaroi se mbi 1 mijë procedura i kanë trajtuar për lëndime trupore si pasojë e dhunës në familje.
Anita Topallova Isajllovska, prokurore
“Nga viti 2024 deri sot janë evidentuar 1 715 procedura për lëndime trupore të kryera gjatë dhunës në familje. Nga këto procedura 798, janë stopuar përshkak të tërheqjes së denoncimit nga viktima. Pikërisht për këtë ndryshimet e fundit në Kodin Zgjedhor, paraqesin një përparim të madh. Ato I mundësojnë prokurorit publik përndjekjen penale ta bëjnë sipas detyrës zyrtare dhe të veproj edhe në situata kur viktima nga frika dhe varësia tërhiqet nga përndjekja penale”.
Ndërsa gjykatësi Besnik Avdija, tregoi shifrat e shqiptimit të masave për abuzuesit.
Besnik Avdija, kryetar i Gjykatës Civile
“Për vitin 2025, kemi 230 kërkesa, nga të cilat 208 janë nga Qendra për Punë Sociale, 19 nga persona fizik dhe 3 kërkesa nga MPB. Gjithsej janë kryer 217 procedura. Kurse në vitin 2026, kemi 35 propozime, prej të cilave 10 prej Qendrës Sociale dhe 15 nga persona fizik”.
Ndërkaq, Kryetare e Komiteti Helsinkit në RMV Neda Zdraveva shprehi keqardhje që duhet të ndodhnin raste si ajo në Karposh, që të flisnin për këtë temë.
Neda Zdraveva, kryetare e Komiteti Helsinkit në RMV
“Më vjen keq që edhe sot më duhet të konstatoj se duhet të ketë një vdekje, që gjërat të lëvizin dhe të ndryshojnë. Shpresoj se vitin e ardhshëm deri në këtë kohë, nuk do të flasim në rrethana të këtilla. Organet tona kompetente tregojnë se atëherë kur ka dëshirë, vullnet për të zbatuar disa angazhime, të zbatohen politika të caktuara, gjërave të ju jepet prioritet madje edhe në situata kur kërkohen ndryshime të sistemit, mund të realizohen. ‘Safe City’ është shembulli i shkëlqyer”.
Zëvendës ministri i Politikës Sociale Gjoko Vellkovski u shpreh se në vitin 2025 janë evidentuar 1 754 viktima të reja.
Emine Ismaili Luzha /SHENJA/