(VIDEO) Fërckovski: Kryeprokurori i ri të hetojë rrjetin e bizneseve të Mickoskit
Partia opozitare LSDM pret nga kryeprokurori i ri që të hetojë skandalet korruptive që ka publikuar kjo parti, për të cilat pretendojnë se janë të përfshirë krerët qeveritar. Anëtari i Bordit Ekzekutiv të partisë, Jon Frçkovski, në konferencën e sotme për media, tha se kanë kaluar tre muaj nga publikimi i skemave korruptive dhe nuk është ndërmarrë asgjë, pavarësisht se, ekipi antikorrupsion i LSDM-së zbuloi të gjithë rrjetin e biznesit të Hristijan Mickoskit në sektorin e energjisë. Frçkoski pretendon se “oktapodi” energjetik i Mickoskit ka tentakula të thella dhe të gjera.
MARKETING

JON FRÇKOSKI, LSDM
“Nga Dushan Adamoviq, funksionar i SNS-së, person me të kaluar kriminale, ku përmes strukturave offshore në Qipro çon te “Rudnap Group” të Vojin Lazareviqit, dhe lidhet drejtpërdrejt me Qeverinë përmes ministres Sanja Bozhinovska. Në Bankën Zhvillimore, ku Mickoski vendos Efimija Dimovskën, bashkëshorten e partnerit të tij të biznesit në hidrocentralet. Në REK Manastir, ku drejtor bëhet Ivan Kukovski, i afërt me familjen e Mickoskit dhe ish-këshilltar i Bozhinovskës”.
Frçkoski ka shtuar se në Komisionin Rregullator të Energjetikës, me zgjedhjen e Aco Ristovit, ku merren vendimet për çmimet, sic thot ai të gjitha hallkat janë në vend, nga prodhimi dhe importi i energjisë elektrike, përmes financave, deri te rregullimi.
Ndërkohë, nga VMRO – DPMNE kanë hedhur poshtë këto akuza, duke thënë se, i vetmi rrjet është ai LSDM-së dhe Filipçes,i cili sipas tyre, përmes ish-këshilltarit të Zaevit, Zoran Bashanoviq dhe Miljan Sçekiq, tani është i ngarkuar me prodhimin e komunikatave dhe konferencave të rreme për media të LSDM-së.
Zebushe Ramadani /SHENJA/