(VIDEO) Filipçe: Investitorët e huaj po ikin, po humbin qindra vende të punës
“Ekonomia maqedonase po fundoset, dhe qytetarët mezi po ia dalin mbanë”, kështu thotë në një konferencë për shtyp kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, i cili tha se gjatë qeverisjes së LSDM-së u hapën 16 fabrika të reja si rezultat i investimeve të huaja direkte dhe se mbi 10,000 vende pune u gjeneruan vetëm në zonat e zhvillimit teknologjik-industrial. Ndërsa tani thotë se ka një rënie historike të investimeve dhe humbje vendesh pune duke theksuar se gjigandi gjerman “Aktiv” konfirmoi zyrtarisht se po tërhiqet nga Shkupi, duke lënë 400-500 punëtorë të papunë.
Venko Filipce, Kryetari i LSDM-së
“Thënë thjesht, ky është rezultat i politikës së kësaj qeverie – një shpërfillje totale për shtetin në tërësi, për punëtorët, për cilësinë e jetës. Para ka vetëm për tendera që çojnë te zyrtarë të lartë të VMRO-DPMNE-së të afërt me kryeministrin Hristijan Mickoski.
Tutje Filipçe thotë se nuk ka përparim dhe se madje as ngecje por një regres të të gjitha proceseve në vend.
Venko Filipce, kryetar i LSDM-së
“Ne bëmë një propozim për rritjen e pagës minimale, përshkruam se si ta bëjmë këtë, nga cilat zëra buxhetorë që nënkuptojnë vetëm luks mund të merren këto para, por qeveria nuk e pranoi. Ata ende po mendojnë të blejnë, imagjinoni, një aeroplan të ri qeveritar. Ata besojnë se në një situatë kaq të keqe financiare, kur nuk ka asnjë masë të vetme në favor të punëtorëve, ata duhet të shqetësohen vetëm për mallin e tyre”.
Filipçe vlerëson se për këtë qeveri, e gjithë kjo është vetëm një biznes i madh privat dhe asgjë më shumë. “Vetëm tendera kriminale, vetëm interesi i një grupi të vogël njerëzish në krye të VMRO-DPMNE-së”, deklaroi lideri opozitar.
Anida Murati /SHENJA/