(VIDEO) Filipçe paralajmëron seri të re “bombash” për korrupsion
Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, njoftoi se do të ketë një seri 2.0, siç e quajti ai, bomba të reja rreth skandaleve qeveritare, të cilat do të paraqesin skema korrupsioni. Filipçe, i bën thirrje kryeprokurores evropiane, Laura Koveshi, që ta vizitojë Maqedoninë e Veriut dhe siç thotë personalisht të njoftohet me përvetësimet që VMRO-DPMNE po bën me fondet evropiane, përfshirë programin IPARD, të cilat kanë vënë në rrezik 130 milionë euro.
Venko Filipçe, kryetar i LSDM-së
“Do të kërkojmë ndihmë dhe do të paraqesim një iniciativë në institucionet antikorrupsion në Itali, të cilat me vite dhe dekada kanë luftuar kundër mafias më të organizuar, Cosa Nostra. Nëse ata u morën me Cosa Nostra-n, ne mund të merremi edhe me këtë mafien VMRO-DPMNE këtu. Ne kemi përgatitur bombat e reja 2.0. Unë njoftoj se nesër do të ketë një të ri, një skandal të ri, një skemë të re korrupsioni që përfshin anëtarë të partisë në pushtet,”
Ndërsa nga VMRO ju përgjigjën duke thënë se Filipçe është i fundit që mund të flas për luftën kundër korrupsionit.
Valentin Manasievski, VMRO-DPMNE
“Gjëja më ironike është kur Venko Filipce flet për luftën kundër krimit. Është si të emërosh një njeri me zakone morale të dyshimta si mësues etike. Është qesharake, por LSD e paraqet si një çështje serioze. Kjo performancë nga LSD, ose Filipce, është një tjetër harakiri politik, një përpjekje për të larë diçka që nuk mund të lahet as me ujë të nxehtë as me ujë të ftohtë”
Përndryshe, Filipçe e prezantoi edhe ekipin antikorrupsion, të përbërë nga të rinjë të cilët siç tha do të zbulojnë skema korrupsioni të pushtetit. Gjithashtu, paralajmëroi edhe publikimin e një platforme në të cilën qytetarët siç u shpreh do të mund ta denoncojnë korrupsionin.
Emine Ismaili Luzha /SHENJA/