
VIDEO / Fitorja e 14-të, Atletiko e Simeones parakalon Barcelonën
Atletiko e Madridit mposhti me rezultatin 2-0 Valencian mbrëmjen e sotme, duke siguruar fitoren e 14-të në La Liga, në 21 javë të luajtura. Kryeqytetasit e Diego Simeones, ndalën vrullin e Valencias, që vinte pas 4 fitoresh radhazi.
Falë këtij triumfi bardhekuqtë, kanë parakaluar Barcelonën në renditje, edhe pse me pikë të barabarta, Atletiko është pozicionuar në vendin e tretë për shkak të golavarazhit më të mirë.
Për sa i përket golave, ato u shënuan nga Lino në minutën 45+4 dhe Depaj në minutën e 57-të. Duelin e radhës Atletiko e Madridit do e luajë në shtëpi ndaj Rajo Vajekanos.