VIDEO/ “Galaktikët” sigurojnë trofeun e parë të sezonit
“El Clasico” spanjolle, mes Real Madrid e Barcelona ka prodhuar një “festival” golash, teksa në “KSU Stadium”, finalja e Superkupës shkoi për “Galaktikët”, të cilët mposhtën “Katalanasit”, me rezultatin madhështor, 4 me 1.
Përballja mund të thuhet që u “vulos”, që në pjesën e parë të sfidës, me “yllin” brazilian, Vincius Junior, që shënoi 3 herë, në minutat 7’, 10’ e 39’, duke nxjerrë të pavlefshëm “perlën” e “bomberit” polak, Robert Levandovski, të shënuar në minutën e 33’-të të ndeshjes, ndërsa për të “hipotekuar” fitoren me “poker” mendoi një tjetër brazilian, me “yllin”, Rodrigo, i cili çoi topin në rrjetë, në minutën e 64’-t.
Me këtë fitore, “Mbretërit” e Madridit sigurojnë trofeun e parë të këtij sezoni, duke vijuar tashmë “luftën” për trofe, në tre fronte të ndryshe, kampionat, ku garon me skuadrën e Xhirona-s, Kopa del Rej, ku do të përballet me skuadrën e Atletiko Madridit, në fazën e 1/8-ve dhe Ligwn e Kampionwve, ku në raundin e 1/8-ve kanë “peshkuar” gjermanët e RB Lajpcigut.