(VIDEO) Hapet panairi i mobiljeve në Shkup
Atmosferë e gjallë, interes i madh dhe dizajne moderne pa fund. Është hapur sot panairi i mobileve në Arenën Boris Trajkovski në Shkup, ku për pesë ditë me radhë nga 25 marsi deri më 29 mars vizitorët do të kenë mundësi të njihen me trendet më të reja të mobilimit. Drejtoresha e Panairit të Shkupit, Daniela Gligorovska, theksoi se është një traditë në Shkup, por që ka pasur edhe një ndërprerje disavjecare si pasojë e pandemisë.
MARKETING

DANIELA GLIGOROVSKA, DREJTORESHË E PANAIRIT TË SHKUPIT
“Është një traditë në Shkup dhe njëkohësisht traditë edhe ne vendin ku organizohet. Ka pasur edhe një ndërpreje disavjeçare, pjesërishtë si pasojë e pandemisë, gjatë së cilës pati edhe një ndryshim të lokacionit. Këtë vit, për të katërtën herë radhazi, po mbahet në vazhdimësi dhe, si organizatorë, mund të themi se jemi të kënaqur me mënyrën si po zhvillohet organizimi dhe me numrin e ekspozuesve dhe një ofertë shumë më të mirë të mobilieve. Mendojmë se vizitorët që do të vijnë, zakonisht rreth 15.000 do të jenë të kënaqur dhe do të kenë mundësi të zgjedhin vërtet atë që u nevojitet”.
Ky panair, i cili tashmë organizohet prej vite me radhë, është shndërruar në një traditë të rëndësishme për industrinë e mobiljeve ku mbledh në një vend prodhues dhe vizitorët. Në këtë panair marrin pjesë brende vendore, të cilat prezantojnë produkte të ndryshme, nga divanë modern e deri te zgjidhja inovative për çdo hapësirë banimi apo pune. /SHENJA/