VIDEO / Italia më vështirë se sa mendohej mposhti Venezuelën
Italia mposhti mes vështirësive, 2-1 Venezuelën në testin miqësor të zhvilluar në SHBA. Të kaltrit e Spaletit iu falën dopietës së sulmuesit Retegui, në përballjen që rezultoi shumë e luftuar.
Pjesa e parë përfundoi me shifrat 1-1, teksa në minutën e 3-të, Rondon shpërdoroi një 11-metërsh, e cila u ndal nga portieri Donaruma.
Për të zhbllokuar sfidën duhet të shkonte minuta e 40-të, kur Retegui pas asistit të Kambiasos gjeti rrjetën, ndërkohë që festa e golit zgjati vetëm 3 minuta kur Maçis në minutën e 43-të shënoi golin e barazimit.
Golin e fitores Italia e gjeti në minutën e 81-të me autor sërish Reteguin, i cili po konfirmohet si goleadori i momentit tek italianët. Vlen të theksohet se kombëtarja e kaltër, është në të njëjtin grup me Shqipërinë në Europian.