(VIDEO) Jashari: Synojmë ta rrisim buxhetin për Akuaduktin e Shkupit
Këshilltari shtetëror për mbrojtje të trashigimisë kulturore, Afet Jashari, ka folur për Televizionin Shenja për gjendjen e Akuaduktit të Shkupit. Ai ka shpjeguar se Qendra Nacionale e Konzervimit, në bashkëpunim me Drejtorinë e Mbrojtjes së Trashigimisë Kulturore e bën elaboratin e gjendjes faktike e Akuaduktit.
AFET JASHARI, KËSHILLTAR SHTETËROR PËR MBROJTJE TË TRASHIGIMISË KULTURORE
‘’Pas vendimit elaboratit që kaloj tek këshilli nacional për kulturë me vendim të qeverisë në vitin 2021 ky akt apo kjo e mirë e trashigimisë kuluturore është shpallur si trashigimi kulturore me kategorinë më të lartë dhe tani domethënë me këtë pretendohet që në vazhdimësi të bëhet edhe gërmimi arkeologjik i saj pasi që burimet e ndryshme historike thonë që ka pasur preardhje nga periudha romake, kemi burime tjera që është monument i periudhës osmane’’.
Ai njoftoi se përgjegjëse për momunentin është Qendra Nacionale e Konzervimit, e cila nëpërmjet planeve buxhetore, prej vitit 2021, vazhdimisht vazhdimisht bën intervenime, megjithëse buxheti nuk është i mjaftueshëm.
AFET JASHARI, KËSHILLTAR SHTETËROR PËR MBROJTJE TË TRASHËGIMISË KULTURORE
‘’Unë mendoj që duhet të ketë ndryshim të planeve buxhetore apo të rimendohet edhe një herë decentralizimi që ingerencat e këtyre që janë monumente kulture të trashëgimisë kulturore të kenë edhe Vetëqeverisja lokale. Nëpërmjet atyre të ketë edhe thirrje dhe të përfitohet nga buxheti apo fondet e Bashkimit Evropian dhe ambasadave të ndryshme. Ajo deri në vitin 2028 që është planifikuar kur edhe Shkupi do të jetë Qytet i Kulturës të jetë njëra ndër atraksionet turistike dhe aktiviteteve kulturore në atë lokacion”.
Jashari propozon që që të ketë ndryshime ligjore, për të mundësuar edhe komunat që të japin kontribot për ruajtjen e monumenteve historike që janë në territorin e tyre.
AFET JASHARI, KËSHILLTARI SHTETËROR PËR MBROJTJE TË TRASHËGIMISË KULTURORE
“Duhet të ketë ndryshim plani, duhet të ndryshohet ligji për decitralizim pasi që për fat të keq ne ende jemi si shtet në fazën e parë të decitralizimit që mos të ketë përgjegjësi vetëm institucioni nacional qendra konservative apo Ministria e Kulturës po të kenë ingerenca edhe Vetëqeverisja lokale”.
Jashari tregoi deri në këto momente është bërë mbrojtja e harqeve, që mos të mos ketë dëmtim të madh të tyre. Këtyre detajeve u jepet rëndësi gjatë ndarjes së planeve buxhetore të Ministrisë së Kulturës. Ai theksoi se ky momument e meriton të jetë në qendër të përkujdesjes, pasi që monumente të tilla janë vetëm tre në Ballkan. /SHENJA/