VIDEO/ Katari fiton për të dytën herë radhazi Kupën e Azisë
Kombëtarja e Katarit nuk ka zhgënjyer në finalen e madhe të Kupës së Azisë, teksa në “Lusail Iconic Stadium” kanë mundur kombwtaren e Jordanisë, me rezultatin e thellë, 1 me 3, duke arritur kështu të shpallen kampionë të edicionit të 18-të të këtij truneu prestigjioz mes përfaqësueseve të kontinetit aziatik.
“Heroi” padyshim ishte “fantazisti” 27-vjeçar, Akram Afif, me “yllin” e skuadrës së Al-Sadd, që shënoi plot 3 gola, të cilat erdhën të tre nga pika e bardhë e penallitsë, në minutat 22’, 73’ e 95’, ndërsa për Jordaninë, golin e parë dhe të vetëm në një finale të tillë e shënoi 24-vjeçari, Yazan Al Naimat.
Kështu, pas edicionit të vitit 2019, ku në finalen e madhe të Abu Dabit mundën “Samurait Blu” të Japonisë, me po të njëjtin rezultat, 1 me 3, kombëtarja e Katarit arriti të fitojë për të dytë herë në histori dhe të dytën herë radhazi këtë kompeticion, duke u renditur kështu pas Japonisë, Koresë së Jugut, Arabisë Saudite e Iranit, si kombëtarja më me shumë trofe.