![VIDEO / Klop feston me stil paraqitjen e 200 në Premier Ligë me Liverpullin](https://shprehja.com/wp-content/uploads/2024/02/Jurgen-Klopp-hugs-Liverpools-Cody-Gakpo-at-the-end-of-the-EFL-Cup-first-leg-semi-final-soccer-match-between-Liverpool-and-Fulham-850x560.jpg)
VIDEO / Klop feston me stil paraqitjen e 200 në Premier Ligë me Liverpullin
Liverpulli rikthehet të mposhtë Çellsin në “Anfield”, pas tri ndeshjeve ku nuk kishte arritur të fitonte. Skuadra e Jurgen Klopit, i cili regjistroi suksesin numër 200 në kampionat me “The Reds”, “shkatërroi” me 4-1 londinezët.
Në një sfidë emocionuese dhe të jashtëzakonshme që prodhoi gjithçka. Nga katër golat e vendasve, te katër shtyllat e Darvin Nunjezit, i cili humbi edhe një penallti në “limitet” e pjesës së parë.
20-vjeçari Konor Bradli përjetoi një mbrëmje magjike, me një gol (i pari në Premier Ligë) dhe dy asiste. Dobët Chelsea, që përveç dy pretendimeve për penallti dhe golit të Kristofer Nkunkut, nuk dhuroi asgjë.
Duke mos përballuar dot ritmin dhe “furinë” e kryesuesve të Premier Ligës, në suksesin me “poker” të të cilëve shënuan edhe Diogo Zhota, Luis Diaz dhe Dominik Sabozllai. Armando Broja qëndroi gjatë gjithë ndeshjes në stol për Çellsin.